Lajme

Prishtinë: Zhduket një djalë

07/05/2023 09:58
nga:Mergim Rreci

Një djalë është zhdukur para dy ditësh në Prishtinë.

Për zhdukjen e tij ka raportuar e ëma në Policinë e Kosovës.

Prokurori i rastit ka iniciuar rast lidhur me ngjarjen.

“Prishtinë 03.07.2023 – 07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka sugjeruar të inicohet rast”, thuhet në njoftim.