Lajme

Prishtinë: Tre romë vjedhin arkën e ndihmave në një furrë

04/29/2022 13:28
nga:Genita C

Gjatë ditës së djeshme është vjedhur një arkë e ndihmave në një lokal në lagjen Arbëria, nga tre persona të cilët mendohet të jenë të komunitet Rom.

Kjo është bërë e ditur përmes publikimit të një videoje në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, ku edhe shihet se si ka ndodhur ngjarja, raporton lajmi.net.

Në postimin e kësaj faqeje bëhet thirrje që bizneset e tjera të kenë kujdes.