Policia e Kosovës ka njoftuar se në kryeqytet, katër të mitur janë sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh, si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për qka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë.
Po ashtu, dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 10.12.2024 – 13:40. Katër të mitur meshkuj kosovarë (m/k) janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për qka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e Policisë, përcjell GazetaBlic.