Lajme

Prishtinë | Shoferi humb kontrollin dhe hyn me veturë në lokal, Policia deklarohet për rastin

01/16/2022 19:20
nga:Gazeta Blic

Mbrëmë në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident.

Shoferi i asaj veture ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, kështu duke u futur në një lokal.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.