Lajme

Prishtinë: Rrihte vazhdimisht djalin, i dërgohet në strehimore

12/07/2021 09:44
nga:Q R

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj djalit të tij të mitur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pesë destinacionet evropiane që janë në nivelin më të lartë të rrezikut nga Covid-19, sipas CDC