Lajme

Prishtinë: Plagoset me armë zjarri një vajzë

12/12/2024 10:21
nga:N K

Një vajzë është plagosur me armë zjarri dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Policia ka arritur ta arrestoi të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa hetimet në lidhje me ngjarjen ende po vazhdojnë.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh dërguar mediave.

“Me 11.12.2024, në orën 04:00, pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës së plagosur dhe i të dyshuarit.