Lajme

Prishtinë: Ndryshime në qarkullimin e automjeteve në lagjen Lakrishte

06/10/2026 16:27
nga:Genita C

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, pas përfundimit të një pjese të punimeve infrastrukturore në lagjen Lakrishte, është riorganizuar qarkullimi i automjeteve në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke u rikthyer në gjendjen e mëparshme, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit, rruga “Hekurudha” do të funksionojë me një kah nga Magjistralja M-2 drejt rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”, ndërsa rruga “Vicianum” me një kah nga rruga “Ahmet Krasniqi” drejt Magjistrales M-2. Ndërkohë, rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” mbeten me dy kahje qarkullimi.

Komuna thekson se ndryshimet synojnë përmirësimin e rrjedhës së trafikut dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Njoftimi i plotë:

📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT DHE PJESËMARRËSIT NË TRAFIK

Njoftohen qytetarët se, bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit dhe pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në lagjen Lakrishte, është bërë riorganizimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke rikthyer qarkullimin në gjendjen e mëparshme.

🔹 Rruga “Hekurudha” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2”, në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”.
🔹 Rruga “Vicianum” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi”, në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”.
🔹 Rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.
🔹 Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në këtë pjesë të lagjes Lakrishte.

🚦 Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj