Lajme

Prishtinë: Arrestohet një person për dhunë në familje

11/03/2024 09:06
nga:Genita C

Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht familjaren e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.