Lajme

Prishtinë – Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

04/25/2024 19:48
nga:G B

Mbrëmë është arrestuar një i dyshuar me inicialet K.K., për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Veprën penale të lartëcekur, i arrestuari dyshohet se e ka kryer më 17 shkurt të këtij, rreth orës 19:45, në rrugën “B” në Prishtinë.

Arrestimi i të dyshuarit 34 vjeçar dhe shtetas i Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin hetimor të këtij rasti.

“Përderisa Policia e Kosovës është duke punuar në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë””, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.