Është arrestuar në Prishtinë një i dyshuar për mashtrim dhe prezantim të rremë, e i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dënuar me burgim, mbi dy vite për ato vepr.
“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.