Në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 8 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe tri thika.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Rr. Tirana, Prishtinë 24.08.2021 – 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 8 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe tri thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


