Lajme

Prishtinë: Arrestohen dy persona, kryen disa vjedhje në Austri

11/15/2023 08:32
nga:Sh R

Policia e Kosovës kanë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të kryera në Austri.

Bëhet e ditur se policia ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në rrethinë të kryeqytetit.

“Gjatë bastisjeve, në cilësi të dëshmive materiale janë sekuestruar një sasi e stolive të arit, dy automjete si dhe 156 fishek të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit, sipas policisë, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.