Lajme

Prishtinë: Arrestohen dy gra dhe një burrë për prostitucion

03/16/2022 10:06
nga:Genita C

Dy gra dhe një burrë janë arrestuar për mundësim apo detyrim në prostitucion, të hënën, në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe sekuestruar një kartëmonedhë prej 50 eurove.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari është liruar.