Një grua nga Prishtina thotë se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga bashkëshorti i saj që gjendet jashtë shtetit.
E këtë rast, prishtinasja e ka raportuar në polici, shkruan GazetaBlic.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet, që e ka cilësuar si “dhunë në familje”.
“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë / 06.01.2025 – 13:00. Dyshohet se viktima f/k se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga bashkëshorti i saj i cili gjendet jashtë shtetit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.