Lajme

Prishtinasit i konfiskohet patent-shoferi i falsifikuar

04/23/2021 09:19
nga:Y I

Një personi në Prishtinë, ditën e djeshme, i është konfiskuar një patent-shofer i falsifikuar, raporton Gazeta Blic.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Prishtinë 22.04.2021 – 09:00. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një patën-shofer i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.