Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se e dashura e tij është rrëmbyer nga një person në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të premten në orën 09:40, ku njësia policore ka arritur ta lokalizojë vendngjarjen ku ka gjetur të dyshuarin dhe viktimën, me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar.
“Gjatë intervistimit i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
LEXO EDHE:
A do të jenë pjesë e delegacionit për dialog zyrtarët e partive opozitare?