Lajme

Prishtinasi kapet me armë pa leje dhe një qese të mbushur me 2€ false

11/17/2023 09:18
nga:N K

Një burrë në Prishtinë është arrestuar të enjten pasi i janë kapur 53 monedha me nga dy euro false.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 në rrugën “Ali Vitija”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara”, tha policia në raportin 24-orësh.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.