Lajme

Prishtinasi arrestohet pasi ngacmonte dhe kërcënonte vazhdimisht një grua

11/24/2025 09:27
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalist një grua.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.

Ndërkohë, arrestimi i tij u bë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.