Lajme

Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë

04/04/2023 08:43
nga:G B

Qytetarët e Kosovës sot janë zgjuar në një mot krejtësisht ndryshe.

Bora e cila ka rënë gjatë gjithë natës dhe po vazhdon të bie ka ulur temperaturat.

Si shkak i kësaj bore shumë rrugë janë bllokuar dhe padyshim se qarkullim vazhdon të jetë mjaftë i vështirë.

Edhe pse bora i ka dhënë një pamje shumë të hijshme kryeqytetit, temperaturat deri në -2 gradë Celcius po e rikthejnë dimrin në prill.

May be an image of nature, tree and snow

May be an image of snow, tree and nature

May be an image of nature, tree and snow