Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e 25-të.
Kryesuesi i tabelës, Ballkani do të përballet Feronikelin në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina kërkon fitoren e dytë radhazi pas triumfit në mesjavë, me skuadrën nga kryeqyteti që do të përballet me Ulpianën.
Skuadra kampione në fuqi momentalisht renditet e gjashta me 29 pikë, gjashtë më shumë se skuadra nga Lipjani, që është e nënta në tabelë.
Këto janë formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në Gjilan.
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Mici, Pllana, Abazi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Hoti, Mankenda, John, Kryeziu.
Ulpiana: Ajeti, Rapuca, Emini, Shkalla, Domagoj, Avdulli, Shala, Qerimi, Rezi, Iran, Selimi.
/GazetaBlic Sport/