FC Prishtina U19 ka mbyllur pjesën vjeshtore të garave, me një fitore shumë të embël ndaj rivalëve, Dritës.
Ekipi i udhëhequr nga Etrur Sadiku ka trimfuar dje ndaj Dritës me rezultatin e thellë 10:2, njofton FC Prishtina, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollisti Anik Vitia shënoi plot 4 herë, ndërsa Shuajb Ahmeti e Arlind Dobroshevci shënuan nga 2 gola, ndërsa nga një gol Gerti Sinani dhe Drilon Osmanaj.
Kurse për mysafirët shënuan Olti Borovci dhe Eugen Ramadani.
Në këtë grumposhë, Ramiz Sadiku kryeson tabelën me 36 pikë.
/GazetaBlic Sport


