Sporti

Prishtina triumfon në ndeshjen dramatike ndaj Gjilanit, Egbo debuton me fitore

10/28/2023 20:59
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Rezultati pas 90 minutave ishte 2 me 1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

Blesa shënoi për avantazhin e skuadrës nga kryeqyteti, kurse Redon Ismaili barazoi shifrat në minutën e 85-të.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundojë me rezultat të barabartë, në skenë doli përsëri Blesa që i dha fitoren skuadrës së Prishtinës dhe debutimin me fitore trajnerit, Emanuel Egbo.

/GazetaBlic Sport/