Sporti

Prishtina triumfon në kryeqytet ndaj Arbërisë

04/17/2021 16:57
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka triumfuar ndaj Arbërisë në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës së futbollit me rezultat 2 me 0.

Mankenda dhe Besnik Krasniqi realizuan golat e fitores për skuadrën e Prishtinës në këtë takim, shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga Prishtina që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Arbërisë.

Për skuadrën e Arbërisë ky ishte një tjetër rezultat negativ që i zbeh shpresat për mbijetesën.

Në këtë takim nga ndeshja me karton të kuq u përjashtua trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina pas protestave ndaj gjyqtarit.

/GazetaBlic/