Sporti

Prishtina triumfon në finalen e madhe ndaj Llapit, kurorëzohet me trofeun e Kupës

05/22/2025 21:56
nga:Mergim Rreci

Prishtina e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës.

Skuadra nga kryqyteti ka triumfuar në finale ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.

Albin Krasniqi shënoi golin e vetëm dhe të fitores së madhe për Prishtinën, e cila triumfoi minimalisht 1 me 0.

Prishtina do të luajë tashmë në kualifikimet për Europa League.

/GazetaBlic Sport/