Në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund, Prishtina ka arritur të mposhtë Ballkanin me rezultat minimal 1-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në derbin e javës.
Ndeshja nuk u karakterizua nga intensitet i lartë i lojës, por vendimtar rezultoi një gol i vetëm nga Rin Ahmeti, i cili i dha tri pikët skuadrës nga kryeqyteti.
Ndërkohë, në një tjetër përballje me peshë të madhe, Ferizaj ka triumfuar ndaj Drenica me rezultat 1-0, në kuadër të garës për mbijetesë.
Kjo fitore është jetike për Ferizajn, i cili me këto tri pikë merr frymë më lirshëm në luftën për të qëndruar në ligë. Ndeshja ishte e barabartë në pjesën më të madhe, por vendosmëria e vendasve bëri diferencën në momentet kyçe.
/GazetaBlic Sport/


