Sporti

Prishtina spektakolare, fiton bindshëm ndaj Ferizajt

09/28/2025 17:30
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka siguruar një tjetër fitore të madhe në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, triumfoi me rezultat 0 me 5 ndaj Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryeqytetasit kanë tashmë 5 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, duke kryesuar renditjen tabelare në Superligë.

Në javën e ardhshme, Prishtina do të përballet me Ballkanin, kurse Ferizaj e pret skuadrën e Drenicës.

/GazetaBlic Sport/