Prishtina sot mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve.
Si kampione e Kosovës, FC Prishtina do ta përfaqësojë Kosovën në parakualifikimet e kompeticionit më madhor të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot, klubi kryeqytetas do të mësojë kundërshtarin e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, pasi shorti hidhet me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.
Inter d’Escaldes nga shteti i Andorrës dhe Folgore nga San Marino janë dy kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në këtë fazë.
/GazetaBlic Sport


