Lajme

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

01/26/2026 21:52
nga:G B

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në vendin tonë, kanë ndikuar në cilësinë e ajrit.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sonte është në mesin e qyteteve me ajrin me të pastër në botë.

Sipas matjeve të fundit nga ‘IQ Air’ e cila bën vlerësimin e cilësisë së ajrit në botë, Prishtina sonte renditet ndër shtetet e para për nga cilësia e ajrit.

Grafika shfaq zonën e gjelbër të cilësisë së ajrit.Kjo vlerë është në nivelin e normales dhe ajri nuk vlerësohet aspak i dëmshme për shëndetin e qytetarëve.