Skuadra e Prishtinës ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.
Të drejtuarit e Arsim Thaqit triumfuan me rezultat 2 me 0 ndaj Prishtinës së Re, shkruan GazetaBlic Sport.
Ilievski dhe Blendi Baftiu shënuan golat e fitores për Prishtinën, fitore kjo që e dërgon këtë skuadër në krye të tabelës.
Pas gjashtë xhirove, Prishtina ka 13 pikë, 4 fitore, një barazim dhe një humbje.
/GazetaBlic Sport/


