Sporti

Prishtina shënon fitore bindëse në derbin ndaj Llapit

10/22/2022 19:48
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja derbi e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

Derbi kosovar, i takoi Prishtinës e cila fitoi me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi Leotrim Kryeziu.

Kryeziu gjeti golin pas asistimit të Kreshnik Ukës në minutën e 37’të të takimit.

Kreshnik Uka asistoi edhe në golin e dytë të skuadrës së Ismet Munishit.

Pasimin e tij e konkretizoi në gol Endrit Krasniqi në minutën e 86’të të takimit për të vulosur epilogun e këtij dueli.

/GazetaBlic Sport/