Sporti

Prishtina sfidon Brussels Basketball në duelin e dytë në Ligën ENBL

10/08/2025 17:15
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit do të përballen me Brussels Basketball në udhëtim.

Kjo është sfida e dytë për prishtinasit, pas fitores ndaj Gimle Basket, ndërsa takimi i parë për skuadrën belge në këtë edicion.

Për kryeqytetasit është hera e dytë që janë pjesë e kësaj lige, ndërkohë që në këtë edicion garon edhe Peja.

Ndeshja Brussels Basketball-Sigal Prishtina fillon në orën 20:30.