Sporti

Prishtina reagon ashpër ndaj vendimit ‘kontravers’ të gjyqtarit: Ndeshja të përsëritet

02/12/2023 19:15
nga:E K

Ndeshja e sotme mes Prishtinës dhe Dukagjinit ka ngjallur diskutim të madh.

Dukagjini arriti fitore minimale me rezultat 1-0 me një autogol të Pefqelit që krijoi polemika të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Pefqeli realizoi autogol në pjesën e parë teksa gjyqtari Mentor Ajeti kishte ndalur lojën paraprakisht.

Pas rishikimit të VAR, Ajeti mori vendim që goli ishte i rregullt duke vendosur epilogun e këtij takimi.

Për këtë çështjë Prishtina përmes Facebookut ka reaguar me anë të një komunikate ku kërkon përsëritjen e ndeshjes.

“??????????̈

Në ndeshjen e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, KF Dukagjini – FC Prishtina e zhvilluar të dielën më 12.02.2023 pati shkelje flagrante të rregullores së garave.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjatë harkimit dhe derisa topi ishte në lartësinë e madhe, gjyqtari kryesor i takimit,

Mentor Ajeti, sinjalizoi gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, futbollistët e së cilës ndalet dhe ndërkohë ky top përfundon në rrjetë.

Çuditërisht, pas intervenimit të sistemit VAR, konkretisht gjyqtarit, Ilir Mehmeti, arbitri kryesor i ndeshjes, Mentor Ajeti e pranon golin si të rregullt!.

Konstatojmë që kjo është shkelje flagrante e rregullave të lojës.

Andaj, kërkojmë që NDESHJA TË PËRSËRITET”, thuhet në shkrimin e Prishtinës në Facebook.

Ja postimi: