Lajme

Prishtina prin me tatimpagues dhe me qarkullim vjetor për vitin 2022

05/10/2023 22:55
nga:G B

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vitin 2022 Prishtina prin në Kosovë si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë vjetor, krahasuar me qytetet e tjera të vendit.

Mbi 10 mijë tatimpagues u regjistruan në Prishtinë për vitin e kaluar, derisa pati mbi 5 miliardë euro qarkullim vjetor, sipas ATK-së.

Pas Prishtinës për qarkullim të lartë vjetor (1 deri në 5 miliardë euro) u renditën Graçanica, Ferizaj dhe Prizreni.

Si vende me më së paku tatimpagues (10 deri në 500) raportohet të jenë Leposaviqi, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Novobërda, Shtërpca, Hani i Elezit, Juniku dhe Dragashi.

Edhe të hyra më të ulëta vjetore (1 deri në 50 milionë euro) u regjistruan në të njëjtat qytete, me përjashtim të Hanit të Elezit.