Lajme

Prishtina prin me COVID-19, ja sa raste të reja u regjistruan në secilën komunë të Kosovës

01/19/2022 15:31
nga:Genita C

Numër alarmant i rasteve të reja me COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, me gjithsej 2050.

Sipas tabelës së të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Prishtinë me 825, shkruan lajmi.net.

Mitrovica është qyteti i dytë me 196 raste të reja, Peja me 123, Gjakova me 108, Vushtrria me 92, Klina me 91, Gjilani me 80 e kështu me radhë.

Shikoni më poshtë tabelën për t’i gjetur të dhënat për komunën tuaj: