Sporti

Prishtina po e “shkel” Dukagjinin, pa gola në Drenas në duelin Feronikeli 74′ – Drita

03/14/2024 13:49
nga:Lorik J

FC Prishtina ka shkuar në pushim me avantazh të thellë ndaj KF Dukagjinit.

Prishtina ka shkuar në pushim me avantazhin prej 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ardian Limani ishte golashënuesi i parë në minutën e dytë – kurse Pefqeli realizoi golin e dytë në këtë duel pas vetëm gjashtë minutave lojë. Kapiteni i Prishtinës, Pefqeli ka shënuar sërish pas 42 minutave lojë për ta vulosur rezultatin e pjesës së parë prej 3-0.

Në ndeshjen tjetër mes Feronikelit 74′ dhe Dritës rezultati i pjesës së parë ishte i barabartë 0-0.

Drita kishte dominimin, por nuk gjeti golin e shumëkërkuar.

/GazetaBlic Sport