Sporti

Prishtina pëson humbje në shtëpi nga Drenica, Dukagjini fiton ndaj Trepçës ’89

11/12/2022 14:56
nga:E K

Kanë përfunduar dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.

Në “Fadil Vokrri”, Prishtina ka pësuar disfatë nga Drenica me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica e shënoi golin e fitores me anë të Veliqit në minutën e dytë të takimit.

Në anën tjetër dueli mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89 u mbyll me fitoren e Dukagjinit.

Golin për Dukagjinin e realizoi, Zulfiu në minutën e 59’të të duelit.

/GazetaBlic Sport/