Sporti

Prishtina nuk fiton nën urdhërat e trajnerit të ri, Dukagjini merr një pikë me shumë vlerë në kryeqytet

11/19/2021 14:53
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Prishtina – Dukagjini.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje kryesisht e barabartë, me një dominim të lehtë të skuadrës së Prishtinës, por që edhe Dukagjini kishte raste shumë të mira për gol.

Kryeqytetasit madje e goditen edhe shtyllën në një rast gjatë pjesës së parë, megjithatë, rezultati përfundimtar ishte 0 me 0.

Pas këtij barazimi, Prishtina renditet në vendin e pestë me 18 pikë, kurse Dukagjini është në vendin e tetë me 15 pikë.

Ishte kjo ndeshja e parë e skuadrës nga kryeqyteti nën urdhërat e trajnerit të ri, Abdulah Ibrakovic.

/GazetaBlic Sport/