Kryesia e FC Prishtinës nuk e ka mbyllur “kuletën” sa i përket transfereve cilësore në afatin kalimtar të verës.
Një nga dëshirat e kësaj vere të trajnerit Ismet Munishi ka qenë edhe sulmuesi i krahut, Shefit Shefiti, përcjell GazetaBlic Sport.
24-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare.
Pas testeve mjekësore të kryera me sukses, nënshkrimit të kontratës 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1-vit tjetër me Prishtinën, Shefiti është njohur me ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri” dhe është prezantuar edhe me futbollistët e më pas i ka filluar stërvitjet derisa e ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë duke u shprehur i lumtur që është bërë “bardhekaltër”.
/GazetaBlic Sport/


