Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
Dy ndeshjet e kësaj dite patën epilog të njëjtë përkatësisht barazimin, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina u ndal në shtëpi nga Ulpiana me rezultat 1-1.
E para kaloi në epërsi skuadra nga Lipjani me golin e Rrezit në minutën e 45+2 të takimit.
Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 54’të të takimit, Kryeziu barazoi epërsinë për kryeqytetasit.
Në anën tjetër Dukagjini mposhti Dritën.
Të parët në epërsi kaluan skuadra nga Gjilani me golin e Ajzerajt në minutën e 39’të të takimit.
Në minutën e 49’të Januzi u gjend më së miri për të barazuar rezultatin në 1-1.
Krejt në fund në minutën e 87’të për Dukagjinin shënoi, Chibueze.
/GazetaBlic Sport/


