Sporti

Prishtina ndal tre pikët në shtëpi ndaj Ferizajt, Drita fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit

10/15/2022 14:54
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Prishtina dhe Drita arritën fitore ndaj Ferizajt respektivisht Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Ismet Munishit ndali 3 pikët në “Fadil Vokrri” duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1.

Dy golat për vendasit i realizoi Leotrim Kryeziu në minutat 6 dhe 67′, kurse Hasanaj në minutën e 83’të shënoi golin e vetëm për Ferizajn.

Në anën tjetër Drita arriti fitore me rezultat 0-1 ndaj Dukagjinit.

Golin e vetëm të takimit e shënoi, Ardian Limani në minutën e 6’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/