Skuadra e Prishtinës ka pësuar një tjetër humbje në Antalia të Turqisë.
Sot, Obolon Kyiv nga Ukraina ishte kundërshtari i radhës, skuadër kjo e cila triumfoi me shifrat 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm për klubin nga Superliga e Kosovës e shënoi sulmuesi, Leutrim Kryeziu nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71’të.


