Sporti

Prishtina merr fitore të jashtëzakonshme ndaj Ballkanit, Llapi triumfon ndaj Malishevës

10/04/2025 17:01
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Hajvali, Prishtina ka siguruar fitore shumë të madhe ndaj Ballkanit, duke realizuar gol në momentet e fundit të ndeshjes.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Fitore të madhe ka siguruar edhe skuadra e Llapit, e cila triumfoi me përmbysje ndaj Malishevës, 1 me 2.

/GazetaBlic Sport/