Sporti

Prishtina me fitore solide ndaj Malishevës, Feronikeli 74′ mposht minimalisht Gjilanin

08/26/2023 18:01
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka arritur fitore solide ndaj Malishevës me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët që i sollën tre pikë skuadrës nga kryeqyteti ishin: Kryeziu, Islami dhe Hyseni, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi, Robert Ndijgi.

Në anën tjetër Feronikeli 74′ mposhti Gjilanin me rezultat 1-0. Zogu realizoi në minutën e 86’të për fitoren e skuadrës së tij.

/GazetaBlic Sport/