Sporti

Prishtina me fanellë të ngjyrave të flamurit të Shqipërisë

01/17/2023 18:08
nga:Mergim Rreci

Klubi i Basketbollit, Prishtina, ka bërë të ditur se do të kenë një fanellë të veçantë me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë.

Prishtina si arsye përmend se kanë qenë gjithmonë shtëpi për talentet shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, përcjell Klankosova.tv.

“Si brend sportiv Sigal Prishtina gjithmonë ka bërë krenarë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës me të arriturat dhe sukseset e saj”, thuhet në njoftim.

Prishtina përherë ka qenë shtëpi për talentët shqiptarë nga të gjitha trojet. Tek Prishtina të gjithë ndihen mirë si shqiptarë, pavarësisht se ku kanë lindur. Edhe këtë sezon shqiptarë nga shtete të ndryshme mbrojnë ngjyrat bardheekaltërtë klubit. Ngjyrat bardhekaltër nuk janë të vetmet që përfaqësojmë, prandaj edhe kemi vendosur me krenari që njëra fanellë t’i kushtohet identitetit tonë shqiptar kuqezi.

“Është vizion i klubit që sa më shumë shqiptarë të luajnë për Prishtinën dhe sa më shumë talentë shqiptarë të na bashkohen”.