Sporti

Prishtina luan baras ndaj Larnes në Irlandën e Veriut

07/24/2025 22:52
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka luajtur baras në ndeshjen ndaj Larnes në Irlandën e Veriut.

Ekipi kryeqytetas luajti sot ndeshjen e parë të turit të tyre kualifikues të Conference League, ku barazoi pa gola me ekipin e Larnes, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendasit ishin më të mirë në shumicën e lojës, megjithatë portieri Nika ishte në element dhe shpëtoi Prishtinën nga humbja.

Prishtina kishte dy raste të mira me Leotrim Kryeziun dhe Taipin, por topi u largua nga vija fatale, në dy rastet.

Ndeshja e kthimit luhet në “Fadil Vokrri” me 31 korrik.

/GazetaBlic Sport