Sporti

Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare

04/07/2022 13:08
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë te super ndeshja Prishtina – Llapi, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”  në kryeqytet, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që fituan dy trofetë vitin e kaluar në futbollin tonë. Prishtina fitoi titullin, kurse Llapi triumfoi pikërisht në Kupën e Kosovës.

Gjyqtar kryesor për këtë takim është caktuar Shpëtim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jenë Visar Kastrati dhe Besnik Morina.

Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes.

Prishtina: Haxho, Mici, Pllana, Shabani, Mankenda, Tolaj, Zeka, Zyba, Krasniqi, Kryeziu, Otto John.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Rivera, Da Silva Neto, Fazliu.

/GazetaBlic Sport/