Sporti

Prishtina kalon tutje në raundin e tretë të UEFA Conference League, Drita eliminohet me kokën lartë

07/29/2021 21:56
nga:Lorik J

Prishtina ka kaluar tutje në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 5-6 në dy takimet ndaj Connahs.

Ekipi kampion i Kosovës humbi sot nga kampioni i Uellsit (4-2), Connahs, por falë fitores (4-1) në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” kaloi tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrit Krasniqi realizoi dy golat për ekipin e Prishtinës në ndeshjen e sotme.

Ndërkohë, FC Drita zhvilloi paraqitje fantastike në Holandë ndaj Feyenoordit, por në sekondat e fundit u eliminua.

Drita humbi me rezultatin 3-2 nga Feyenoordi. Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi.

Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

/GazetaBlic Sport