Sporti

Prishtina “godet” në merkato, transferon futbollistin e Portos, Luis Mota

07/17/2025 11:20
nga:L J

Skuadra e Prishtinës po vazhdon të përforcohet në merkaton e verës.

Para pak minutash, FC Prishtina konfirmoi transferimin e sulmuesit portugez, Luis Mota, përcjell GazetaBlic Sport.

Mota vjen nga klubi i Portos B dhe luan në pozicionin e sulmuesit.

Ja njoftimi i klubit:

“Nga FC Porto te Prishtina.
𝐋𝐮𝐢𝐬 𝐌𝐨𝐭𝐚, është përforcimi ynë më i ri që i bashkohet ekipit për sezonin e ri.
Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.
Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/GazetaBlic Sport