Sporti

Prishtina fiton miqësoren e radhës në Turqi, triumfon ndaj skuadrës nga Sllovakia

01/24/2023 14:58
nga:Mergim Rreci

Prishtina e ka fituar edhe miqësoren e radhës në Turqi.

Skuadra nga kryeqyteti ka triufmuar ndaj Zemplin Michalovce, skuadër kjo nga Sllovakia, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 0, me Mergim Pefqelin që realizoi golin e vetëm.

Kjo ishte 11-shja startuese: Ardit Nika – Ramiz Bytyqi, Egzon Belica, Muhamed Useini, Gledi Mici – Kushtrim Gashi, Mergim Pefqeli, Endrit Krasniqi – Kreshnik Uka, Shefit Shefiti, Leotrim Kryeziu.