Sporti

Prishtina fiton miqësoren e parë në Turqi, triumfon ndaj skuadrës nga Hungaria

01/17/2023 16:04
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës po qëndron për përgatitje në Turqi.

Kryeqytetasit kanë triumfuar në miqësoren e parë të zhvilluar sot, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina triumfoi ndaj Siofok me rezultat 2 me 1.

Mërgim Pefqeli në minutën e 3’të shënoi golin e parë, kurse Kreshnik Uka dyfishoi shifrat në 2 me 0.

Mysafirët e ngushtuan avantazhi në minutën e 81’të, me Balazi që shënoi dhe vendosi epilogun përfundimtar, 2 me 1.

/GazetaBlic Sport/